Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryeministrin Isa Mustafa.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa diskutuan për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional për jetësimin e reformave dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa thanë se mbeten të përkushtuar për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /Telegrafi/