Telegrafi

Thaçi dhe Meta bisedojnë në telefon – Kosova dhe Shqipëria të koordinohen për tejkalimin e COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zhvilluar tash një bisedë telefonike.

Presidenti Meta ka thënë se me presidentin Thaçi kanë biseduar lidhur me masat e ndërmarra ndaj COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Diskutuam mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19”, ka shkruar Meta.

Presidenti Meta ka pohuar se të dyja shtetet duhet të koordinohen dhe të shkëmbejnë përvojat për tejkalimin e coronavirusit.

“Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thotë Meta në shkrimin e tij në Facebook./Telegrafi/

 

Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Diskutuam mbi…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 17 avril 2020