Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pritjes zyrtare që i bëri ministrit të Jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende, në mbrëmje është parë edhe duke pirë birra me të në lokalin “Soma”, raporton Telegrafi.
Në shoqëri të tyre ishin edhe Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi, bashkë me Petrit Selimin, koordinator nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.
Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë si duket janë miq të afërt me njëri-tjetrin.
Kryediplomati norvegjez sot ka takuar edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, mirëpo ata i mungonin kësaj ndeje joformale. /Telegrafi/