Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilën ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova është mirënjohëse për kontributin e çdo ushtari.
“Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”. /Telegrafi/