Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka biseduar sot me ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin tha se u pajtuan që ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e që përmbyll kapitujt e konflikt në Ballkan.
Thaçi theksoi se një marrëveshje e tillë mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian.
“Gjithmonë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin Ischinger- tani në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Të dy jemi dakord se ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë që mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/
Always a pleasure to discuss with Ambassador @ischinger – now in #Belarus for #MSCMinsk . We both agree there is a need for a comprehensive settlement between Kosovo and Serbia, one that closes chapters of conflict in Bakans and enables #Kosovo’s membership to @UN, @NATO and EU. pic.twitter.com/DcFS0XnQOi
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 31, 2018