Telegrafi

Thaçi dhe Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Haradinaj përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se arti i Krajës i ka dhënë shumë Kosovës.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Familjen Kraja e ka ngushëlluar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin artistik dhe kulturor në vendin tonë.

Lexo po ashtu Personi i vdekur në Prishtinë është regjisorja Arzana Kraja

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, ka shkruar mes të tjerash Thaçi.

Ndryshe, regjisorja Kraja është gjetur e vdekur gjatë ditës së sotme (13 nëntor) Lagjen në lagjen “Emshir” në Prishtinë. /Telegrafi/