Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në Aeroportin e Prishtinës do të pritet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe shefja e kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu.
“Joe Biden do të pritet nga shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi dhe, me sa kam informacion, edhe presidenti Hashim Thaçi do ta presë atë”, ka thënë Abdullahu për zëri.info.