Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Nice të Francës, ku deri tash kanë humbur jetën tre persona.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist në Nice. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, pasi mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
Strongly condemn the terrorist attack in #Nice. #Kosovo stands by the people and Government of #France in this difficult moment, as our thoughts are with the families of victims and the injured. Terrorists will never win.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 29, 2020