Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar sulmet me armë që kanë ndodhur sonte në Vjenë.
Thaçi përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook këtë sulm e ka konsideruar qyqar derisa është shprehur se Kosova është pranë popullit austriak në këto momente të vështira.
Postimi i plotë:
Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë.