Telegrafi

Thaçi dënon sulmet iraniane kundër forcave amerikane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të mos përshkallëzojë situatën.  

Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për SHBA-në.

“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane në drejtim të trupave të SHBA-së dhe koalicionit për mposhtjen e ISIS-it në Irak. Kosova është anëtar zyrtar i koalicionit dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mos përshkallëzojë situatën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA-së dhe familjes sonë Atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/