Site icon Telegrafi

Thaçi dënon ashpër kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj

Presidenti i  vendit, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj prokurorit Elez Blakaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij shkaku i këtyre kërcënimeve.

Thaçi në një postim të tij në Facebook, ka shkruar se sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike.

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version