Site icon Telegrafi

Thaçi: Dënimi i Mlladiqit është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas dënimit të Ratko Mlladiqit për gjenocid në Srebrenicë.

Thaçi ka shkruar se dënimi i Mlladiqit është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Dënimi i Mlladiç për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi”, shkruan Thaçi në Twitter.

 

Exit mobile version