Telegrafi

Thaçi: Demografi Rifat Blaku, dha kontribut në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e demografit Rifat Blaku.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Blaku ka dhënë kontribut në rrafshin akademik dhe jetën politike.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/