Presidenti Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ka dekoruar sot lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse për ndihmën e Amerikës ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Presidenti Thaçi.
Këtë dekorim Presidenti e ka bërë në 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, me ç’rast ka uruar të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me SHBA-të.