Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale Aki Nuredinin.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi, ka shkruar se Nuredini ka kontribuar me dekada për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi thekson se Nuredinit i ka kërkuar që të vazhdojë të angazhohet për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
“Me Medalje Presidenciale sot e dekorova Aki Nuredinin, i cili me dekada ka kontribuar për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi mirënjohës për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve tanë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tri dekadat e fundit.
Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/