Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me dekorimin e personaliteteve me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë.
Ai sot ka dekoruar komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama.
“Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Disa personalitete tashmë e kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi, përfshi këtu edhe ish bashkëpunëtorë të tij të dikurshëm. /Telegrafi/