Telegrafi

Thaçi dekoron këngëtarët Arif Vladi, Nikollë Nikprelaj dhe Përparim Tomçinin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot (e enjte), ka dekoruar tre këngëtarë të muzikës popullore.

Fjala është për Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin, të cilët kanë kontribuar ndër vitesh me muzikën e tyre.

Kjo u bë e ditur nga vet presidenti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në postimin e tij.

Presidenti po ashtu ka dekoruar edhe disa artistë të tjerë për kontributin që kanë dhënë në fusha të ndryshme të artit. /Telegrafi/