Telegrafi

Thaçi dekoron dy bashkëveprimtarë të Zahir Pajazitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar me Medalje Presidenciale, Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të geroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Thaçi ka shkruar në Facebook që së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit, transmeton Telegrafi.

“Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës, sot i dekorova me Medalje Presidenciale.

Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/