Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad, me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Thaçi tha se Zalamay Khalilzad në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë Pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Thaçi theksoi se ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se ai dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet.
Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Por mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.