Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Delawie pandalshëm gjatë këtyre tre vjetëve ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi Kosova.
“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/