Presidenti Thaçi është deklaruar lidhur me konfirmimet e fundit se në Kosovë ka coronavirus.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet për tu mbrojtur nga virusi.
“Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse.
Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin.
Ne, së bashku, do t’ia dalim”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/