Site icon Telegrafi

Thaçi: Daçiq është në ëndërr, nëse s’e sheh Kosovën e pavarur

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po jeton në ëndrra nëse nuk e sheh pavarësinë e Kosovës si realitet.

Këtë koment ai e ka bërë duke iu përgjigjur Daçiq që pati thënë se deklaratat e Thaçit se Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur tregojnë se ai po jeton në botën e ëndrrave, njofton Klan Kosova.

“Asociacioni duhet të formohet sa më parë që është e mundur, në përputhje me ligjet e vendit”.

“Kosova është realitet, vend i pavarur dhe sovran. Nëse dikush e sheh Kosovën e pavrur si ëndërr, ai vet është në ëndërr. Ëndërr për dikë kanë qenë shumë procese të cilat kanë ndodhur”, ka thënë presidenti Thaçi në tryezën e organizuar nga Institutit Demokratik të Kosovës ka nënvizuar se fqinjësia e mirë është shtegu kah kalon rruga evropiane e ballkanasve.

Exit mobile version