Telegrafi

Thaçi: Bujqësia, sektori bartës i zhvillimit ekonomik

Kryeministri ka premtuar rritje dhe mbështetje për sektorin që është radhitur në mesin e prioriteteve kryesore të programit qeverisës, raportoi Radio Kosova.

Sipas tij, bujqësia është në mesin e prioriteteve të Qeverisë dhe se ky sektor përbënë një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm. /Telegrafi/