Telegrafi

Thaçi: Bisedimet me LSDM-në apo me partitë tjera vetëm me këto dy parakushte

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në ‘Click plus’ deklaroi se PDSH do zhvillojë bisedat me LSDM-në apo me partitë tjera me dy parakushte.

Sipas tij, kushti i parë për bashkëqeverisje është që BDI të mos jetë pjesë e qeverisë dhe kushti i dytë që Thaçi të jetë zëvendëskyrministër i Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen si mund të realizohet çështja e zëvendëskryeministrit pa BDI-në në qeveri, Thaçi tha “nëse partia që unë drejtoj merr vota të konsiderueshme unë do të bisedoj me të gjitha partitë tjera për ta çuar BDI-në në opozitë”.

Thaçi gjithashtu tha se partia e tij ka shumë gjasa që të garojë e vetme në zgjedhje kuvendare të 12 prillit./Telegrafi/