Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e ri të Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Thaçi ka shprehur përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe popujve.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e porsazgjedhur të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilin e urova për zgjedhjen e tij në krye të shtetit mik të Kroacisë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha Presidentin e zgjedhur të Republikës së Kroacisë e përgëzova edhe për marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku Kosova pret një dinamikë të re në rrugëtimin e pandashëm drejt integrimeve euroatlantike”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/