Mbrëmë edhe zyrtarisht janë hapur Lojërat olimpike Verore që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Kosova në këto lojëra olimpike verore do të paraqitet me 12 sportistë, ku do t’i prijë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.
E në hapjen e Lojërave olimpike Veror ‘Minsk 2019’ ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti kosovar ka shkruar në profilin e tij se është i bindur në suksesin e ekipit olimpik të Kosovës.
“Majlinda dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë”.
“Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/