Site icon Telegrafi

Thaçi: Beteja e UÇK-së në Likoshan e Çirez, fillimi i largimit të Serbisë nga Kosova

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës në Likoshan e Çirez.

Thaçi ka thënë se këto dy beteja, janë fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova, transmeton Telegrafi.

“Në 21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, i kujtojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave të Drenicës. Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova. Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre”, ka shkruar presidenti i vendit.

Sipas Thaçit, vetëm sakrifica dhe lufta e UÇK-së, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike.

“ Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri. Por, vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version