Telegrafi

Thaçi beson se largimi i tij nuk do ta dobësojë PDK-në

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se beson që mungesa e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk do të ndikojë që kjo parti të ketë humbje të elektoratit.

Thaçi ka thënë se ai e njeh shumë mirë lidershipin e PDK-së, duke shtuar se bashkëpartiakët e tij kanë filozofi udhëheqëse dhe shtetndërtuese.

“Brenda PDK-së ka një tolerancë të debatit partiak, ka një aftësi udhëheqëse lidershipi, që më herët iu ka munguar partive tjera politike. Unë shoh që PDK-së i është hapur një mundësi e re të cilën besoj se ky lidership do ta shfrytëzoj maksimalisht në shërbim të vendit. Nga puna dhe angazhimi i lidershipit të ri varet gjithçka. Me mundësinë edhe energjinë e re, mund të shtohet numri i votave. PDK nuk ka qenë parti e liderit ose pronë private e kryetarit”, ka shtuar ai.

Thaçi ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të kthehet më në ish-partinë e tij, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk i shkon ndërmend themelimi i ndonjë partie të re dhe kthimi në ekzekutiv”./Telegrafi/