Site icon Telegrafi

Thaçi beson se askush s’do ta marrë përgjegjësinë e ngufatjes evropiane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë bazë për të lëvizur përpara drejt të ardhmes evropiane.

“Asnjë agjendë e interesit partiakë nuk mundet ta pengoj agjendën e shtetit. Dua të besoj fuqishëm që gjithë spektri politik do të jetë unik në fuqizimin e agjendës evropiane. Marrëveshjet e arritura në Bruksel janë bazë për të lëvizur përpara për të ardhmen evropiane. Nuk besoj që dikush do ta marrë përgjegjësinë e ngufatjes evropiane”, tha ai.

Exit mobile version