Telegrafi

Thaçi bën ndryshimin e parë në Presidencë

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës është përditësuar menjëherë pasi Hashim Thaçi është betuar si president i Republikës së Kosovës.

Ndryshimi i faqes zyrtare të Presidencës së Kosovës është edhe ndryshimi i parë në presidencë, transmeton Koha.net.

Rubrika “Biografia” është plotësuar me fotografinë e Hashim Thaçit dhe biografinë e tij. Ndërsa rubrika “Ekipi i Presidentit” mbetet e paplotësuar ende.

Në këtë faqe janë publikuar edhe urimet që po i shkojnë Thaçit për zgjedhjen e tij, por edhe lajmi për betimin e tij si president.