Telegrafi

Thaçi: BE-ja zhgënjeu qytetarët e Kosovës

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane ka thënë se BE-ja po vonohet me Kosovën dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian për Kosovën.

Sipas tij, Kosova në procesin e liberalizimit ka plotësuar më shumë kushte se sa vendet e tjera, por mos bashkërendimi politikave në ketë union ka bërë që Kosova të jetë e diskriminuar.

“E para qytetarët e Kosovës pa dallim që janë pro evropian. Zotim i BE-së duhet të jetë shumë më i prekshëm për qytetarët e Kosovës. Bashkimi Evropian po vonohet me Kosovën, padrejtësisht. Ky veprim i BE është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Në Bruksel duhet të largojnë nga mendja apo ta paralelizojnë rrugën e Kosovës me atë të Serbisë. Ne jemi dy shtet të veçanta dhe Serbia a ka rrugën e vet, ndërsa, Kosova të veten. Këtë ia kam theksuar edhe Fyles që të marrim më seriozisht dhe të vlerësojnë realisht progresin jo nga premisat politik por nga realiteti”, citohet të ketë thënë Thaçi. /Telegrafi/