Site icon Telegrafi

Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën do të mundësonte njohjen e Kosovës nga shtetet e BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti Thaçi ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë për Luginën.

“Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo të mundësonte edhe njohjen  e Kosovës nga shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.

Presidenti ka thënë se nuk duhet ndjekur modelin e Palestinës të njohjeve, për lobim për njohje nga një shtetet veç e veç.

“Edhe kryeministri ju do dhe ju respekton (popullin e Luginës). Kam biseduar me kryeministrin”, tha Thaçi.

Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku sipas tij Kosova nuk ka çka të bëjë më tepër për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. /KP/

 

Exit mobile version