Telegrafi

Thaçi: Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit, ishin porositë e Isa Boletinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Isa Boletinin, në 103 vjetorin e vrasjes së tij.

Sipas presidentit Thaçi, Isa Boletini la porosi për bashkimin kombëtar, si dhe fuqizimin e kombit.

Thaçi në Facebook ka thënë se përpjekjet e Isa Boletinit për çlirimin e trojeve etnike, ishin frymëzim për shumë breza.

“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Isa BoletiniN, në 103 vjetorin e vrasjes së tij e ka përkujtuar edhe kryemnistri, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/