Presidenti i Kosovës gjatë vizitës së tij në Londër, ka takuar ish kryeministrin britanik dhe mbështetësin me te fort te intervenimit te NATO-s në Kosove, Tony Blair.
Ne profilin e tij ne Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se në Londër ka takuar mikun e tij, Tony Blair.
Sipas tij, kontributi i Tony Blair në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm.
“Ai mbështet fuqishëm procesin e dialogut, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar ai./Telegrafi/
I had a great meeting in London w/ my friend Tony Blair. His contribution to our freedom & independence is extraordinary. He fully supports dialogue process for a final comprehensive deal between Kosovo & Serbia leading to mutual recognition & NATO, EU, UN membership for #Kosovo. pic.twitter.com/YXqFENkC9k
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 8, 2018