Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sonte në Ankara me komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Avramopoulos i ka konfirmuar se “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
“Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.
Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/