Site icon Telegrafi

Thaçi: Autostrada “Arbën Xhaferi” i shërben vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Thaçi ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.

“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.

“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version