Site icon Telegrafi

Thaçi: SHBA-të nuk e vënë në pikëpyetje themelimin e ushtrisë

(E plotësuar)- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se SHBA mbështet procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

“Përkundër shqetësimeve, SHBA në asnjë rrethanë nuk e vënë në pikëpyetje të drejtën tonë legjitime. SHBA-të kanë bërë të qartë që plotësisht e mbështesin këtë proces, por duan që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”.

“Unë, si president e kam për detyrë që të sigurohem që Kosova të thellojë bashkëpunimin me NATO-n sepse anëtarësimi në këtë organizatë është qëllimi thelbësorë i yni, poashtu edhe thellimin e bashjëpunimit me SHBA-në prandaj i kam dëgjuar këshillat dhe qëndrimet e SHBA-së”, ka thënë Thaçi në adresimin për media në orët e pasdites./Telegrafi/
…………………………………………….
Thaçi: Askush nga partnerët ndërkombëtar nuk mund ta kontestojë formimin e ushtrisë

(E plotësuar)- Presidenti Hashim Thaçi gjatë konferencës për media, ka thënë se nëse NATO apo SHBA-të kanë arritur ti bindin deputetët e Listës Serbe që të votojnë formimin e ushtrisë, edhe ai si president por edhe qeveria do të ishin të lumtur të procedojnë për miratim këtë proces.

Thaçi ka theksuar se askush deri më tash as nga NATO as nga Shtetet e Quintit dhe SHBA-të, nuk kanë mundur të garantojë një votë të deputetëve të Listës Serbe për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Procesi nuk është i njëanshëm por është iniciuar në mënyrë transparente dhe ligjore. NATO dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta ndihmojnë Kosovën gjatë këtij transformimi, e jo ta ndëshkojnë vetëm se Serbia nuk po pajtohet që Kosova të formojë ushtrinë”, u shpreh Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti ka theksuar se institucionet e Kosovës mbesin transparente dhe të hapura për të ofruar të gjitha sqarimet rreth këtij procesi jetik për Kosovën.

“Pasi qeveria ta jap vendimin e vet, ju takon deputetëve që të marrin vendimin e merituar të vullnetit të qytetarëve që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës. Jam i bindur se deputetët nuk do ta lënë Kosovën pa ushtri”, tha Thaçi./Telegrafi/

…………………………………………..

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndryshimi i misionit dhe detyrat e reja që do t’i merr FSK-ja, do ta bëjnë atë një ushtri moderne, multietnike dhe profesionale dhe do të jetë e gatshme të mbrojë qytetarët dhe territorin e Kosovës.

Thaçi në konferencën për media ka thënë se askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk mund të kontestojnë një vendim të tillë.

Lexo po ashtu Drejtpërdrejt: Hashim Thaçi flet për transformimin e FSK-së në Ushtri (Video)

“Këtë nuk mund ta kontestojë askush nga partnerët tanë ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe NATO-n, SHBA-të”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se nëse Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i duket se formimi i ushtrisë është i njëanshëm, atëherë kjo nuk qëndron.

“Fati i Kosovës dhe i ushtrisë sonë nuk do të lejojë që të mbetet peng i vullnetit të Serbisë në asnjë rrethanë”, tha Thaçi

I pari i vendit ka deklaruar poashtu se kjo iniciativë e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës është në koordinim edhe me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Këtë iniciativë ligjore që është ndërmarrë në koordinim të plotë me inistticuionet e Ksoovës e konsideroj sit ë domosdohsme për fuqinimzmn e rolit dhe detyrave të FSK-së”, tha ai.

Presidenti ka shprehur bindjen se edhe qeveria, respektivisht kryeministri Mustafa se do ta trajtojë projektligjin për FSK-në në periudhën ligjore, dhe së shpejti ta japë mendimin e tij pozitiv për këtë.

Tutje Thaçi ka thënë se duhet të jemi të bashkuar për të përmbyllur këtë proces që varet nga vullneti i institucioneve tona shtetërore.

“Republika e Kosovës nuk po bënë asnjë hap të papritur, as një befasi as një veprim të njëanshëm, antiligjor dhe antikushtetues. Republika e Kosovës po ec në një proces siç kanë ecur vendet e rajonit”, u shpreh Thaçi./Telegrafi/

 

Exit mobile version