Telegrafi

Thaçi: Askush nga Kosova s’është i ftuar në inaugurimin e Trumpit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK ka thënë se është në një vizitë zyrtare në SHBA, porse nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

“Shtetet aty do të përfaqësohen veç nga ambasadorët. Asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë, as nga Kosova, e as nga vendet e tjera”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se në ceremonitë private – ku disa janë të hapura e disa me bileta që mund të kushtojnë deri në 500 dollarë – mund të marrë pjesë kushdo. /Telegrafi/