Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka demantuar artikullin e gazetës serbe, ku apostrofohej si i ftuar nga Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi këtë artikull e ka quajtur të pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe.
Ai ka ripërsëritur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar.
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shkruar Thaçi.