Site icon Telegrafi

Thaçi: Arsimimi është çelës i zhvillimit të shtetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor kujtoi sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik, por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin.

Thaçi me këtë rast tha se arsimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Sot filloi viti i ri shkollor akademik, angazhimi dhe puna për të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja të Kosovës. Arsimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës, rruga për në bashkësinë e popujve dhe vendeve të zhvilluara ku ne synojmë të jemi të barabartë, në përgatitje dhe aftësi.

Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin. Por, njëherësh, ndjejmë krenari që kemi arritur ta ruajmë këtë ‘armë’ më të fortë për të ndërtuar jetën që e dëshirojmë.

Tani që i kemi ruajtur dhe forcuar themelet e arsimit, po i thellojmë angazhimet tona për ngritjen e cilësisë së sistemit dhe institucioneve universitare në vend, që të rinjtë e Kosovës të marrin vendin që e meritojnë në glob, të jenë të barabartë me Evropën dhe me botën në tregun e punës, në shkencë, në letërsi, në art e kulturë”. /Telegrafi/

Exit mobile version