Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Thaçi thotë se Ali Ahmeti bashkë me shokë e rrëzuar atë nga pushteti me luftë në vitin 2001.
“Më rrëzuan me luftë me arsyetimin se do të realizojnë të drejtat e shqiptarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i PDSH-së thotë se do të jepte dorëheqje dhe nuk do të merrej me politikë nëse konstatohet se shqiptarët janë më shumë të punësuar e të përfaqësuar në administratë më shumë tani se në vitin 2001 kur ai ka qenë në qeveri.
I pyetur nëse lufta në Maqedoni ka qenë për ta rrëzuar atë nga pushteti, Thaçi është përgjigjur: “Pa diskutim”.
Thaçi thotë se qëndrimi i gjatë në politikë nuk duhet të shihet si problem pasi sipas tij në vendet e zhvilluara perëndimore senatorët janë persona me karrierë shumë të gjatë politike./Telegrafi/