Site icon Telegrafi

Thaçi: Afrimi dhe Fahriu u bënë simbol frymëzimi për gjeneratën tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 30 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, ka thënë se këta dy veprimtarë të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishin të përkushtuar jetësisht dhe të përgatitur gjithanshmërisht për realizimin e idealeve të tyre kombëtare dhe politike.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rënia e Afrimit dhe Fahriut ishte humbje e madhe për Lëvizjen kombëtare.

Lexo po ashtu 30-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

“Më 2 nëntor 1989, ata u ballafaquan me trimëri me forcat policore serbe, duke dëshmuar se në Kosovë asnjëherë nuk do të reshte veprimtaria e organizuar kundër sundimit jugosllav.

Edhe pse rënia e Afrimit dhe Fahriut ishte humbje e madhe për Lëvizjen kombëtare, emrat e tyre u bënë simbol frymëzimi për gjeneratën tonë, e cila nuk e ndali asnjëherë veprimtarinë, duke realizuar ëndrrën e tyre, çlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bie heroikisht të dy atdhetarët, njofton Telegrafi.

Exit mobile version