Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të rënët e betejës së Junikut para 21-vitesh.
Kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook, tha se dëshmorët gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt.
“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, shkroi Thaçi.
Ndryshe, më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.