Site icon Telegrafi

Thaçi: 14 ushtarët britanikë ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Kosovës.

“Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lexo po ashtu Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Ndërkaq, gjatë ditës do të mbahet Ceremoni Përkujtimore për nder të 14 ushtarëve britanikë.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:30 në sheshin “Edit Durham” afër Hotelit “Grand” në Prishtinë, njofton Telegrafi.

Exit mobile version