Një skenë e pazakontë është filmuar këto ditë në një tramvaj në kryeqytetin e Serbisë, ku kjo video po bën xhiron e botës.
Aty shihet një vajzë që kishte taket të larta, e cila vendosi të ulet në prehrin e një gjyshe, të cilës i tha se po i dhëmbin këmbët, transmeton Telegrafi.
“Linja 13 sot në Beogradin e Ri rreth orës 16:47. Vajza qëndron e ulur në prehrin e gjyshes të cilës i tha se po i dhëmbin këmbës”, thuhet përbri videos së publikuar.
Zonja e moshuar disa herë i kishte thënë vajzës që të ngritet në këmbë, në mënyrë që të mund të largohet nga ulësja, por vajza refuzonte.
Aty u përfshin edhe pasagjerët e tjerë që i ofruan vajzës vendin e tyre, e gjithçka bënë vetëm që t’i jap fund skenës së papërshtatshme. /Telegrafi/