Një nuse që kërkoi një kthimin e parave pasi pretendoi se buqeta e saj e dasmës ishte “zhdukur” është kapur pas publikimit të fotografive në mediat sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordanne McLaughlin kishte porositur një tufë lulesh prej 100 funtesh nga kompania e dekorëve “Forever To Hold” në janar të vitit të kaluar, por pretendoi se lulet nuk i erdhën kurrë.
Kështu, ajo kontaktoi bashkëpronaren Sarah Weatherill, 34, duke kërkuar kthimin e parave – pavarësisht se ato kishin prova për postën.
Pas kësaj, rreth pesë muajsh mosmarrëveshjesh Sarah i ktheu paratë Jordannes, nga Port Glasgow, Skoci, e cila menjëherë bllokoi ata për ta kontaktuar atë përsëri.
Por Sarah dhe vjehrra e saj nuk u morën shumë me incidentin, derisa Sarah u fut përsëri në profilin e Facebook të Jordannas më 10 mars – dhe ishte e habitur të shihte fotografitë e saj duke mbajtur një buqetë në ditën e saj të dasmës.
Sarah, nga Whitby, North Yorkshire, tha: “Isha shumë e tronditur. “Vë bast se ajo mendonte se ajo nuk do të ishte gjetur, por nuk mund të fshehësh më asgjë me mediat sociale. Për ne 100 funte nuk janë pak para, por ia kthyem sepse donim të mbanim reputacionin e shërbimit tek klientët tanë”. /Telegrafi/