Reperi i njohur, Cllevio, duket se është zënë sërish me artistin tjetër shqiptar, Stresin.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me një postim që ka shpërndarë në rrjete sociale.
Ai ka bërë një shkrim në InstaStory duke thënë se është gjuajtur nga njerëzit e Arkimed Lushajt (emri i plotë).
“Dakord më gjuajtën njerëzit e Stresit po jam mirë dhe ndoshta do ta marrë hakun. Këto ditë Stresi më ka gjuajtur dhe thika po Gango i duron po çka di ti për mua”, u shpreh ai.
Një reagim i menjëherëshm nuk mungoi nga Stresi, i cili tha: “Nuk na e hedh dot ne ti se të njohim se kastile folem por e thamë që në drekë që ju provokuam, ju kujtoni se ne kemi lindur sot. Po ua bëj me dije që nuk humb një minutë pas jush”.
Ai tutje vazhdoi: “Ju keni kohë të plotë të merreni me ne se s’keni çka të bëni tjetër gjë vetëm kërkoni audiencë dhe të ofendoni familjarët e shumë njerëzve. Gojën nuk ua mbyllim dot. Por jemi duke njohur njerëzit, sepse kur doli lajmi e ditëm që ai vokal i përket një videoje tjetër që ka ndodhur në Itali, por shumë njerëz që flisni ju sot ju bë qejfi. Unë jam 24/7 në qytetin tim në Tiranë kështu që nuk kam stres. Rrini rrugëve ju lehni si qeni o burracak, shihemi së shpejti”.
Ndonëse dikur ishin miq të mirë, Cllevio ka kohë që i është gjuajtur Stresit, që pas pajtimit të tij me Noizyn. /Telegrafi/