Site icon Telegrafi

I tha jo Shqipërisë, por Kosova nuk e fton fare Lirim Kastratin

Lirim Kastrati ka shkëlqyer këtë edicion me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin elitar kroat, derisa ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Djaloshi 19 vjeçar nga Komuna e Kamenicës ia ka dalë që këtë edicion të realizojë tre gola dhe të shërbejë një herë tjetër për bashkëlojtarët e tij në 14 paraqitje sa i pati këtë edicion për ekipin e Lokomotivës.

Paraqitjet e tij të mira i ranë në sy edhe selektorit të Shqipërisë, Christian Panuci, i cili e ka kontaktuar futbollistin, por që Kastrati e ka refuzuar duke zgjedhur të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lirim Kastrati gjatë një ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit

Por, në fund ndodhi ajo që nuk pritej, pasi që Kastrati nuk u ftua fare nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për dy duelet miqësore që Kosova i zhvillon në Zvicër ndaj Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.

Në një prononcim për Gazetasheshi.com, Kastrati tregoi se ishte i gatshëm për këto dy ndeshje, por pavarësisht mos thirrjes nga Challandes, ai vazhdon të punojë gjithnjë më shumë dhe të jetë gjithnjë në dispozicion të Kosovës.

Liriim Kastrati

“Normalisht se e kam pritur ftesën se kam pasur një edicion fantastik me Lokomotivën. Kam pasur minutat në dispozicion, golat dhe asistimet, por kjo është zgjedhja e trajnerit dhe unë e respektoj. Unë do vazhdoj me punën time dhe do jem gjithnjë i gatshëm të përfaqësojë Kosovën në çdo moment që me jepet mundësi”, u shpreh Kastrati.

Paraqitjet e mira të Kastratit kanë rënë në sy të shumë skuadrave evropiane dhe sidomos atyre kroate, derisa për të kanë shprehur interesim të madh Dinamo Zagreb dhe Hajduku i Splitit.

Exit mobile version