Telegrafi

“Tha Carter V” nga Lil Wayne drejt debutimit në vendin e parë

Hip hop titani lansoi albumin e shumëpritur “Tha Carter V” i cili u mirëprit.

Ky album debutoi në vendin e parë në Billboard 200.

Sipas Hits Daily Double, albumi është në rrugë që të arrijë 525 mijë njësi të shitura në javën e parë prej të cilave 180 mijë shitje tradicionale.

Plot 23 këngë të kombinuara në albumin e ri arritën 49.5 milionë dëgjime për 24 orë në Spotify për SHBA, që është debutimi i dytë më i madh në histori prapa Scorption nga Drake.

Tha Carter V që prej asaj kohe ka arritur 100 milionë dëgjime në Spotify sipas Chart Data.

Teksa numrat janë impresivë duke parë mungesën shtatë vjeçare të albumeve seri “Tha Carter”, ato janë larg prej albumit “Tha Carter IV” në vitin 2011 që shiti 964 kopje në javën e parë.

“Tha Charter V” arriti të premtën, duke u publikuar bashkë me disa bashkëpunime si me Kendrick Lamar, Nicki Minaj, Travis Scott, Snoop Dogg dhe XXXtentacion. /Telegrafi/