Site icon Telegrafi

Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë

 

Në trotuar, në rrugë para ndërtesave të banimit, tashmë një periudhë të gjatë shitet pemë dhe perime, por edhe prodhime të ndryshme dhe tesha.

Pasqyra më e keq është te lagjja Çarshia e Epërme, ku hapësira publike janë zënë nga tezga e egra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tregtarët thonë nuk kanë dalje tjetër, për shkak se në këtë pjesë të qytetit nuk ka treg.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë se tezgat e egra tashmë i kanë zhvendosur në tregun e gjelbër të qytetit. Ajo porositi se do ta zgjidh problemin e tregtarëve të egër në lagjen e Çarshisë së Epërme.

Tregtarët thonë se me zgjidhjen e lokacionit do të rritet shitja që dukshëm është ulur.

Problemi më i madh i bujqëve të Tetovës në rajonin e Tetovës është shitja jo e organizuar. Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thotë se ky problem do të zgjidhet në nivel shtetëror./Telegrafi/

Exit mobile version